KLD shkarkon gjyqtarin e Elbasanit Xheladin Karkini

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shfrytëzoj mbledhjen e radhës të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të dhënë këtë urim.
Por në mbledhje mungonte e vetmja femër e këtij këshilli, kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj.Shpresa Beçaj.
Pas urimit, Presidenti e vazhdoi mbledhjen me pikën e parë të rendit të ditës, atë të caktimit të procedurave dhe datës së provimit për gjyqtarët që kandidojnë për 32 vendet vakante të Gjykatës Administrative.
Mbledhja vazhdoi me debatet mes anëtarëve të KLD-së, për publikimin e pyetjeve të testimit si dhe caktimin e datës së provimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative. Pas disa propozimeve, anëtarët votuan me unanimitet datën 25 dhe 26 mars, si ditën kur do të zhvillohen provimet për kandidatët që garojnë për 32 vende vakante në Gjykatën Administrative. Nishani kërkoj që përzgjedhja të mbikëqyret nga misionet ndërkombëtare në Shqipëri..
Mbledhja vazhdoi me dyer të mbyllura, për shqyrtimin e kërkesës së ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi për procedimin e gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit z. Xheladin Karkini. Në përfundim të fjalës së ministrit, anëtarët votuan me unanimitet shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Karkini për shkelje të etikes profesionale, përplasjes fizike me avokatët dhe mos zbardhjen në kohë të vendimeve gjyqësore.
Në përfundim të mbledhjes, këshilli vendosi të nis inspektoratin e KLD-së për të gjithë kryetarët e Gjykatave për mënyrën e hedhjes së shortit për përcaktimin e trupës gjyqësore.