Presidenti pritje per grate gjyqtare per 8 Marsin

Prania e Presidentit të Republikës në evenimentet e organizuara në Presidencë, ka nisur të njoftohet sipas stilit amerikan.
I shoqëruar nga zonja e parë Odeta Nishani, kreu i shtetit hyri në hollin e Presidencës ku ishin ftuar për të festuar 8 Marsin, gratë gjyqtare.
Presidenti Nishani në fjalën e tij të rastit uroi edhe çdo grua, nënë e vajzë shqiptare. Ndërsa vleresoi rolin e gruas ne shoqërinë shqiptare Nishani mendon se ky veprim është i munguar ne politike, sektor ne te cilin kreu i shtetit mendon se zeri i saj duhet te jete edhe me i forte.
“Shqipëria ka nevojë për një kulturë të re politike, ku zëri i tyre të jetë më i plotë e më me peshë. Duhet të bashkojmë forcat për të krijuar një profil të plotë të grave që merren me politikë. Ju gra që ushtroni sot drejtësinë jeni dëshmitare të hapave që kanë hedhur gratë deri më sot. Ne u a njohim vlerat dhe ju jemi mirënjohëse, gëzuar 8 Marsin”, vlerësoi Presidenti Nishani.
Pas një fjalimi relativisht te shkurtër, kreu i shtetit i uroi personalisht te gratë e pranishme gjyqtare ne ditën e gruas me trokitjen e gotave te shampanjës.
E ndërsa te pranishmet iu gezuan shoqerise dhe muzikes klasike ne ambientet e Presidencës, 3 burrat qe udhëheqin drejtësinë shqiptare për pak çaste u hoqen menjane per te lene gratë te sundonin ambientin.