E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Biznesit: “Të vijohet me taksën e sheshtë”

13-06-2013 / Gazeta 55

Bashkëbisedim i shefit të mazhorancës me përfaqësues të biznesit në Elbasan: “Për 2-3 ditë inaugurohet tuneli i Krrabës dhe autostrada Elbasan-Tiranë”

Përfaqësues të biznesit vendas i kërkuan dje kryeministrit Sali Berisha që të vijohet me taksën e sheshtë, si një ndër masat fiskale që rrit biznesin dhe gjeneron punësim. Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës e përfaqësues të bizneseve të ndryshme, si dhe banorë të qytetit të Elbasanit, kreu i qeverisë solli një studim të bërë ditët e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Ky studim ndriçon shumë. Ai thotë se dëmi më i madh ekonomisë i bëhet po u rrit taksa e të ardhurave personale. Rritja e kësaj takse ka ndikimin më negativ në ekonomi, sepse e lëndon personin, duke e rritur taksën ti i thua atij “këtë do të bëj ty”, “këtë kam në dorë të të bëj dhe këtë do të bëj”. Por ajo është mendje  njerëzore dhe e dekurajon atë. Kështu që ai do të bëjë gjithçka që ta zhvendosë kapitalin e tij në një vend tjetër, siç ndodhi që vendet që rritën taksat, iu ikën biznesmenët. Së dyti të mendosh se do të zgjidhesh problemet me 5 % kjo tregon se nuk njeh alfën e ekonomisë”- u shpreh Berisha. Heqja e TVSH për 5 produktet bazë, për kryeministrin Berisha do të frenojë prodhimin vendas. Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të biznesit, ndërsa i garantoi ata për lehtësira të mëtejshme nga ana e qeverisë, me qëllim zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit. Biznesi i shprehu kryeministrit mirënjohjen për ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë e cila inaugurohet pas 2-3 ditësh, do të shtojë investimet e huaja në Elbasan.

Z.Berisha, të falënderojmë për rrugët që ke bërë. Ndërsa Rama tallet me rrugët. Ne duam rrugë, se me çfarë do na lëvizë ai ne me helikopter...
Faleminderit shumë. Ne do ti ndërtojmë rrugët. Ne jemi afruar finalizimit të rrugëve, ne kemi për të ndërtuar rrugë të vështira  kemi dhe nja 40-45 kilometra dhe i kemi hequr te gjitha rrugët e vështira të vendit, kemi gati 20 km rruga e Arbrit dhe një pjesë e Boshtit të Jugut, sepse edhe Berat-Tepelene do ta ndërtojmë.

Përshëndetje z. Kryeministër. Unë merrem me përpunimin e drurit dhe mbi 90 përqind e punës kalon për eksport. Kam një shqetësim, taksa vendore dhe taksat shtetërore. Nga 2005 “Edi i Vogël”, që ka ardhur nw Labinot Fushë, kryetari i komunës ka ngritur taksat 100 për 100. Nga 1 milion sot i kam 2 milion e 700 mijë. Për 10 përqind kam paguar 11 mijë euro taksa, sot paguaj 5 mije euro xhiroja gjysmën. Unë punoj me kredi dhe të na vë edhe një taksë tjetër do të thotë në na mbytesh dhe mua ose do më duhet të fsheh punëtorët e xhiron, ose të jem i ndërgjegjshëm me punën time.  Së dyti procesi i shitjes së pyllit të jetë i programuar në sezone të caktuara. Na kalojnë shumë afat e shfrytëzimit. Ka dy vjet që nuk bëhen ankande për pyjet.
Të falenderoj për këtë shqetësim shumë të rëndësishëm që ngrite  dhe të garantoj se ministria do të fiksojë data të prera, jashtë të cilave nuk do të mund të dilet, kjo është jashtëzakonisht e rëndë që të dëmtojë në këtë mënyrë duke mos hapur procesin. Ndërsa për problemin e taksave që ky zotëria i ka rritur, ky ka shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe unë do ti kërkoj prefektit, që sëbashku me këshilltarët aty të marrin procesin e ndjekjes penale, të këtij kryetari siç u bë me kryetarin e  Durrësit, sepse ai nuk ka të drejtë të rrisë më shumë se 10 përqind. Ky qenka absolutisht një Edvin i vogël. Po se t’ia bësh 2 milion e 700 mijë atëherë ti e shkatërron dhe ai në vend që të mendojë për ata punëtore ai mendon vetëm për veten e tij. Kështu që të dyja do të marrin zgjidhje.

Z. Kryeministër. Duke u nisur nga vendosmëri juaj për të bërë rrugë dhe infrastrukturë në Shqipëri dhe duke qene pjesë e biznesit të ndërtimit , kemi dëgjuar se po behet studimi i fizibilitetit për by- passin e Elbasanit. Nuk është se nuk jemi kënaq me autostradën, por duam dhe më, kërkojmë të shikohet me vëmendje pasi ky by- pass do të kalojë nga kurora e gjelbër e Elbasanit, ndaj nuk duam të prishet?
Unë do ta shoh me përparësi shqetësimin dhe do të bisedoj. Kërkesa për të mbrojtur mjedisin është kërkesë e drejtë. Nuk mund të prononcohem përfundimisht për këtë, sepse do të jetë fizibiliteti që do ta përcaktojë. Por by-passi i Elbasanit do të bëhet. Po bëjmë by-passin në Shkodër, nw Vlorë, në Fier dhe do ndërtojmë kudo.

Unë kam qenë 10 vjet në emigracion dhe kam mbaruar studimet për arkitekturë. Gjeta mundësinë e punësimit në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve që kam qenë në emigracion mendoja se Shqipëria nuk ka ndryshuar po në fakt ka ndryshuar plotësisht. Falë PD dhe zhvillimit ekonomik. Pyetja ime ka të bëjë me emigrantët, që kanë paguar siguracionet  atje, nëse është e mundur një marrëveshje e shtetit shqiptarë dhe shtetet e tjera të njohin siguracionet e emigranteve që kanë paguar atje?
Faleminderit për pyetjen. Si me qeverinë greke dhe atë italiane, ne jemi në negociata të vazhdueshme për këtë. Parimisht kjo do të bëhet në mënyrë të sigurt. Kur do të behët ne mënyrë të sigurt. 100 për 100 e sigurt behët kur ne të ecim më tej në Bashkimin Europian, kur të hapim negociatat dhe pastaj nuk pengohet dot më, sepse je duke hyrë në hapësirën europiane dhe është i detyruar të të përgjigjet reciprokisht me njohjen e të gjitha. Mund të behet edhe përpara dhe ne jemi përpjekur që ta bëjmë përpara.  Ata janë kontribute që transferohen, asgjë tjetër. Ju keni paguar kontribute dhe duhet tu njihen. Do të zgjidhet mund të dojë pak kohë por zgjidhja është e pashmangshme. Po të kishim marrë statusin forcohej shumë pozita negociuese e jonë dhe ngadalësimi do të ishte më i vështirë.

Z.Kryeministwr, ju jeni shprehur për zonën e lirë industriale, jua rikujtoj edhe njëherë që ta shikoni…
Çfarë kërkoj unë nga ju. Unë kërkoj që edhe ju të më ndihmoni, sepse unë kam bërë shumë përpjekje dhe jam përpjekur më shumë se për çdo zonë tjetër, por të huajve që unë i kërkoja, sytë i ngulnin në Tiranë, se aty afër është porti e aeroporti. Tani ndërtimi i autostradës e ndryshon  gjeografinë, kompenson me disa gjëra të tjera me krahun e punës etj dhe kjo mund të bëhet. Kjo kërkon që edhe ju, të kontribuoni. P.sh. Biznesmenët e Vlorës kanë hartuar vetë një projekt nuk ka filluara akoma, por e kanë bërë një punë dhe unë i kam mbështetur fuqimisht, kështu që edhe ju me lidhjet që keni, përpiquni ti ftoni dhe kjo do të jetë pozitive. Kushdo që më ka ardhur për park industrial, unë të parin i kam cituar Elbasanin, por me nxirrnin problem distancën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›