E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ecim të sigurt drejt fitores së 23 qershorit

13-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha bashkëbisedon me qytetarët e Njësisë Bashkiake nr.1, në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha, në një takim dje pasdite me banorë të Njësisë Nr.1 në Tiranë, deklaroi se “Edi Rama ka humbur çdo betejë me Berishën, ndërkohë që Partia Demokratike po ecën e sigurt drejt fitores”. Ramën e kanë braktisur, tha Berisha, pasi ka paraqitur alternativën më të rëndë të mundshme me rritje taksash për vendin. Alternativa e tij e re, vijoi më tej kryeministri, është “ma lësho ti vendin mua se je i lodhur, të vij unë se jam i çlodhur”. “Është aq vulgar, naiv sa nuk ka ku të shkojë. Ka humbur çdo betejë me mua. Tani ka dalë me tezën ma lësho ti se s’e marr dot, se je i lodhur. Ti rri në autobus dhe vazhdo. Ne po ecim të sigurt drejt një fitoreje të shkëlqyer, që e lexoj në të katër anët e vendit, një fitore që ne do ta shndërrojmë në një mirësi të vërtetë për çdo qytetar shqiptar”- u shpreh kreu i qeverisë. Gjatë këtij bashkëbisedimi Berisha akuzoi ish-kryebashkiakun Edi Rama për shndërrim të fondeve të dhëna nga qeveria e tij në rroga për Partinë Socialiste. Berisha bëri të ditur se në minibashkinë Nr.1 në katër vitet që vijnë do të financohen 700 milionë lekë për ujësjellës, kanalizime dhe asfaltimin e 25 rrugëve. Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave tw kreut tw PS, pwr koncesionet. Sipas tij, konçensionet janë një nga levat më kryesore të këtyre investimeve, ndërsa garantoi se qeveria do ofrojë çdo lehtësirë për të zbarkuar në vend flamuj të mëdhenj kompanish. “E vërteta është që nëse ka një vend në botë që ka nevojë jetike për investime të huaja, është Shqipëria. Ky njeri qe ka vetëm një politikë, bllokim, thotë unë do t’i largoj këta. Kjo është gjuhë e vjetër, ne kemi nevojë për kapital të huaj. Ne për katër vitet që vijnë kemi vendosur të përgatisim projekte vetë me firma të mëdha për resorte turistike dhe t’ua ofrojmë kompanive. Do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të zbarkojnë flamuj të mëdhenj të kompanive”- tha Berisha. Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjeve për çështje të ndryshme që shqetësonin këtë komunitet, duke u ndalur veçanërisht në sfidat e programit të PD-së për rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve, rritjen e punësimin dhe rritjen e investimeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›