E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri akademik, UMSH hap dyert për studentët

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hapi dyert për studentët për vitin e ri akademik 2011-2012. Rektori i këtij universiteti Anasatas Angjeli u premtoi të gjithë studentëve se niveli i mësimdhënies do të ndikoj duke ofruar mundësi reale punësimi. Rektori i UMSH-së uroi studentët për një vit të mbarë në rrugën e dijes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj deklaroi se Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka plotësuar dy prej shtyllave kryesore për një universitet.
Tashmë studentët e këtij universiteti do të zhvillojnë mësimin në një godinë mjaft modern ndërkohë që diplomat e marra në këtë universitet do të njihen në të gjitha vendet e Europës .
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›