E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-s për “grupin e zjarrit” në Lazarat, dënohen me 31 vite burg

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli sot vendimin lidhur me çështjen e regjistruar në shkurt 2025.

Sipas vendimit, thuhet se Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e datës 21.05.2019 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda mbi të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” në Lazarat, i dënuar në total me 52 vite burg.

Në këtë vendim jepen masat e dënimit si 10 vite burg për Arbjon Alikon (ishte dënuar me 13 vite burg), 8 vite burg për Gurgaz Skënderin (ishte dënuar me 11 vite burg), 8 vite burg për Enrik Skënderin (ishte dënuar me 10 vite burg) dhe 4. 9 vite burgim për Alfred Prokon (ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë).

Apeli i Posaçëm prishi edhe vendimin e ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasin Beqo Brahimi, që ishte dënuar me 8 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” duke vendosur pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.

Dënimet janë dhënë lidhur me ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›