E Enjte, 5 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO pranon ankimimin e SPAK, vendos sekuestro preventive për pasuri të një shtetasi në hetim

TIRANE, 31 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja shpalli vendimin mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo e fundit ankimoi vendimin e 15 korrikut të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive.

Apeli vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kështu, Apeli vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” për llogari të Procedimit Penal të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me veprën penale me person nën hetim Z. J.G.

Vendimi cakton Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për ekzekutimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›