Gjikuria, takime në Dhërmi: Pushteti vendor inekzistent për 13 vjet rresht

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria zhvilloi një takim me qytetarët në Dhërmi.
Ai u shpreh se, “problemet e pronësisë, rrëmbimi i tokave, lejet e ndërtimit, uji i pijshëm dhe infrastruktura, si në çdo fshat tjetër, janë edhe këtu prezentë”.
Ai theksoi se në këtë zonë pushteti vendor ka qenë inekzistent për 13 vjet rresht.
“Në takimin tim të fundit në Dhërmi, u drejtova një lutje personale bashkëfshatarëve të mi, le t’i hedhim pas krahëve të gjitha ato që na kanë ndarë në të kaluarën”, tha ai.
“Unë nuk do të bëj ato që bënë drejtuesit e mëparshëm. Gjyshja ime e ndjerë thoshte, Zoti ka krijuar edhe nga këta edhe nga ata. Unë do të jem kryebashkiaku i të gjithëve dhe kjo do të realizohet me pjesëmarrje masive në zgjedhjet e së dielës, më 4 gusht. Marrim pjesë në zgjedhje, vendosim, fitojmë”, theksoi ai.
1 nga 12