E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Igli Tares, mbetet në fuqi sekuestroja preventive për vilën 2-katëshe

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar ankimin e paraqitur nga Igli Tare, duke lënë në fuqi vendimin për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj një vile 2-katëshe, e cila sipas autoriteteve rezulton të jetë në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Vendimi u shpall këtë të hënë (30 qershor), nga gjyqtarja Miliana Muça.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T: “Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron ndaj vilës 2-katëshe në Gjilekë Dhërmi, 4 javë më parë, nën dyshimin se ndodhet në pronësi indirekte të Ballukut.

Sipas hetimeve, dyshohet se pasuria është përfituar në këmbim të favorizimit të një operatori ekonomik në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol sh.a., ndërsa janë konstatuar edhe veprime fiktive për fshehjen e origjinës së saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›