E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i OSBE per zgjedhjet

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesi i misionit vëzhgues zgjedhor afatshkurtër të OSBE-së dhe drejtuesit e delegacioneve parlamentare të OSBE-së e të Këshillit të Europës i bënë apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe forcave politike në Shqipëri të garantojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe ligjor të dielën.

Roberto Battelli, Joao Soares dhe Luca Volonte, që janë pjesë të misionit ndërkombëtar të monitorimit të zgjedhjeve, u bënë thirrje të gjithë liderëve politikë të përdorin ditët e mbetura në vazhdim, për t’u angazhuar në një proces konstruktiv, për të siguruar zhvillimin e papenguar të zgjedhjeve. “U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor. Institucionet administrative zgjedhore duhet Zgjedhje 2013Rama, Meta e Topi në “Top-Story” “The Guardian” dhe “BBC” për zgjedhjetDiplomati: Zgjedhjet, si në filmat e Tarantino-s të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet. Kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike”, theksohet në një deklaratë të përbashkët të tyre. / Top ChannelZgjedhje 2013
Rama, Meta e Topi në “Top-Story”
“The Guardian” dhe “BBC” për zgjedhjet
Diplomati: Zgjedhjet, si në filmat e Tarantino-s

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›