Apeli i Presidentit ne konferencen e shefave te mbrojtjes se Ballkanit

Shefat e shtabeve të ushtrisë të 9 vendeve të Ballkanit diskutuan për çështjet e luftës ndaj terrorizmit si dhe mbrojtjes kibernetike në një konferencë 2-ditore në Tiranë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu se Siguria dhe mirëqenia e vendeve tona paqësore mbetet e ende e kërcënuar dhe rritet nevoja e bashkëpunimit, koordinimit të vazhdueshëm, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës.
“Sot vërejmë me krenari që rezultatet janë mbresëlënëse. Disa vende të rajonit janë anëtarë të denjë të NATO-s. Proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të të gjithë vendeve tona. Integrimi euro-atlantik janë shtysat më të çmuara për integrimin e vendeve tona. Po të hedhësh një vështrim për sigurinë ndërkombëtare vihet re se kjo çështje ka marrë një dimension tjetër. Siguria e vendeve tona mbetet e kërcënuar dhe si rrjedhojë rritet nevoja e bashkëpunimit sidomos mes organizmave mbrojtës”, vuri nw dukje Nishani.
Për shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë gjeneral major Xhemal Gjunkshi terrorizmi mbetet një nga sfidat e rëndësishme për rajonin dhe për mbarë botën, duke shtuar se kërkohet një zgjidhje e përbashkët dhe e përballueshme për të gjitha vendet.
Gjatë konferencës u diskutuan çështje të bashkëpunimit në arsimin ushtarak, rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, menaxhimit të informacionit dhe komunikimit satelitor.