BE humbje prej 1 trilion euro në vit, nis samiti i liderëve
TIRANE-Shqetësimet për shmangie të taksave nga disa prej korporatave më të mëdha botërore do të jetë në axhenden e samitit të liderëve të Bashkimit Europian që mbahet sot në Bruksel.
Britania e Madhe dhe Franca kanë qenë nxitëset kryesore për një debat të tillë.
“Totali i humbjeve në familjen Europiane për shkak të veprimeve të paligjshme dhe evazionit të pastër fiskal brenda një viti shkon në një trilion euro. Kjo shifër është pothuajse dyfishi i buxhetit vjetor të gjithë vendeve anëtare të Bashkimi Europian”, deklaroi një ditë më parë në Strasburg, presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso. Sipas mediave, në Britaninë e Madhe kompani të tilla si Amazon, Google apo Starbucks janë kritikuar se kanë shmangur pagesën e taksave mbi shitjet.
Vendet të caktuara gjithashtu po kritikohen për rolin e tyre si parajsa fiskale. Njëra prej tyre është Qipro, e cila akuzohet se shërben për miliarderët Ruse që këta të fundit të fshehin llogaritë e tyre bankare.
Muajin që vjen vendet anëtare të G-8-s do të diskutojnë lidhur me evazionin fiskal dhe marrjen e masave dhe një aksioni të përbashkët për të luftuar këtë fenomen që sipas shumë ekspertëve ka kontribuar për krizën ekonomike botërore.
(d.b/News24/BalkanWeb)