Sekretet e Dortmundit

Mario Gëce i ka të gjitha gjasat që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit.
Një nga lojtarët më të mirë të Dortmundit, që edicionin e ardhshëm do të jetë pikërisht në Mynih, është bashkuar në stërvitje me grupin
Mediat gjermane bëjnë me dije se Gëce është stërvitur në fshehtësi të plotë në mënyrë individuale, pasi trajneri Klop ka dashur të krijojë një befasi për Bajernin.
Ndërkaq, polaku Pishçek është detyruar të bëjë pushim gjatë stërvitjes, por nuk besohet të rrezikojë.
Një lajm i mirë vjen nga Mat Humels, i cili nuk ka ndërmend që të largohet nga Dortmundi. Të paktën jo këtë verë.
Mbrojtësi i kërkuar nga Barcelona nxit entuziazmin e tifozëve në prag të finales.
Ndërkaq, mediat gjermane raportojnë se trajneri Klop do të shpërblehet me 300 000 euro nëse Dortmundi fiton Championsin.
Për 18 lojtarët janë parashikuar nga 150 000 euro, ndërsa në total Dortmundi ka fituar 60 milionë euro këtë sezon nga Champions.
Së fundi, tifozët e Dortmundit nuk do të mundin të shfaqin koreografinë e tyre në Londër.
Janë rregullat e UEFA-s që e ndalojnë diçka që tifozët e kanë bërë shpesh në stadiumin e tyre “Signal Iduna Park”.
Gjithsesi, kjo nuk do t’i ndalojë përkrahësit që të mbështesin skuadrën e zemrës në 90 minuta që parashikohen si tepër të forta.