E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci takon drejtorin e Qendres se Parandalimit te konflikteve ne OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi, në takimin me Ambasadorin Adam Kobieracki, Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në OSBE-së, theksoi se Shqipëria është e gatshme të rrisë më tej kontributin e saj në Organizatë. Bumçi vlerësoi rolin dhe mbështetjen që OSBE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë, si dhe kontributin në rajon.
Ambasadori Adam Kobieracki theksoi se OSBE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Po ashtu, ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë në Organizatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›