E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Spahiut: Zgjidhni 5 anetaret e rinj ne KLD”

INTERVISTA/ Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, flet per gazeten “Koha Jone”, mbi temat e drejtesise. Ben apel ndaj gjyqtareve qe te zgjedhin 5 emrat e rinj ne KLD. Vlereson se eshte shqetesues fakti qe Konferenca Gjyqesore ka pasur pengesa serioze per t’u mbledhur

Konferenca Gjyqesore eshte zvarritur. A mendoni se opozita eshte bere pengese dhe si duhet te zgjidhet kjo ceshtje?
Mendoj se Konferenca Gjyqesore nuk eshte zvarritur, por ka pasur pengesa serioze per t’u mbledhur. Jane dy situata shume komplekse ato qe i kane vene kushte absolute reformes ne drejtesi: Vendimi i opozites per te mos votuar asnje ligj ne Parlament dhe vakuumi ligjor per thirrjen e Konferences se Gjyqtareve. Kuadri ligjor nuk ekziston per organizimin dhe funksionimin e Konferences, per shkak te deklarimit antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, te ligjit per funksionimin dhe organizimin e Konferences Gjyqesore. Ne keto kushte, nuk ka rregulla apo procedura ligjore, se cili eshte organi i cili duhet te therrase gjyqtaret, qe ata te organizojne zgjedhjet per anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise. Nente nga 15 anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise zgjidhen nga radhet e gjyqtareve, me qellim sigurimin e pavaresise se pushtetit gjyqesor. Projektligji i ri, derime tani nuk eshte miratuar dhe gjyqtaret kane hezituar te shkojne ne zgjedhje, pa disa rregulla te pasqyruara ne nje ligj organik.
Cilat jane pasojat qe sjell mosmbledhja e Konferences Gjyqesore?
Natyrisht qe demi eshte funksional ne kurriz te institucionit kushtetues. Nga mosrealizimi i zgjedhjeve ne kohe, 5 nga mandatet e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise per arsye te ndryshme kane perfunduar mandatin e tyre dhe ne keto kushte duheshin realizuar zgjedhje te reja, mbi rregulla te qarta dhe kritere per t’u bere pjese e qeverisjes se gjyqesorit. Nje seri ligjesh organike, duke filluar nga ligji per KLD, ligji per ngritjen e Gjykates Administrative, projekt-ligji per administraten gjyqesore, Kodi i Procedures Penale, ndryshimet ne amendimet ne Kodin e Procedures Civile, te gjitha, kane nevoje per nje shumice te cilesuar ne Kuvend. Keto ceshtje perbejne nje pengese serioze per reformen dhe organizimin e gjyqesorit dhe per Keshillin e Larte te Drejtesise, pasi prej dy vjetesh, po behet e pamundur ngritja e Gjykatave Administrative, ku mosmarreveshje te ketij karakteri mbajne nje peshe te madhe ne gjithe dinamiken e ceshtjeve gjyqesore, nje ngarkese te jashtezakonshme per gjyqtaret, natyrisht duke ulur ndjeshem eficensen e gjykates. Dhe pikerisht mungesa e opozites per shume kohe ne Parlament e ka bere te pamundur miratimin e ketyre ligjeve te rendesishme.
Sic evidentuat ju, ende kane mbetur pa u plotesuar pese vende me anetare ne KLD. Si do te procedoni me emerimin e anetareve te rinj?
Besoj se eshte koha per te diskutuar dhe debatuar vete gjyqtaret, ne lidhje me zgjidhjet dhe zgjedhjet e tyre ne KLD, si dhe vazhdimesine apo fatin ne te ardhmen e Asamblese se tyre, gje te cilen ua prek tanget Kushtetuta, por qe aktualisht nuk gjen asnje rregullim ligjor. Vete gjyqtaret mund te gjejne mjetet ligjore dhe kushtetuese per te dale nga kriza dhe bllokimi institucional i Konferences, reformat ne gjyqesor, kerkojne ridimensionimin te organeve kushtetuese nepermjet qarkullimit dhe funksionimit normal te institucioneve. Pushteti gjyqesor duhet te funksionoje ne te njejtat standarde dhe parametra si dy pushtetet e tjera, perndryshe do te kemi te pamundur konsolidimin e bazave te shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Une kam bindjen se nepermjet zgjedhjeve te reja, do kemi nje produkt te perfaqesimit tejet profesional dhe me integritet te anetareve te ri te KLD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›