E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Partite te shohin perpara Rozeta Rapushi

Liberalizimi i vizave per Shqiperine, konsiderohet nje ceshtje e mbyllur per Parlamentin Evropian, i cili edhe dje theksoi se eshte nje proces teknik dhe vizat duhet te liberalizohen brenda ketij viti. Shqetesimi i vetem i eurodeputeteve, i shprehur dje ne seancen e zhvilluar per shqyrtimin e projekt-rezolutave per Shqiperine dhe Kosoven, ishte ngerci i tej zgjatur politik ne vendin tone. Per disa ore, eurodeputetet, debatuan mbi situaten politike ne vendin tone, per te cilen paralajmeruan disa here, se cenon procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. “Zgjerimi i Bashkimit Evropian, anetaresimi ne te, nuk eshte nje proces teknik, por eshte edhe politik. Vendet aspirante, duhet te kene fjalen e tyre ne kete aspekt. Ne e dime se ne Shqiperi ka ende probleme, por politika duhet te shoh perpara dhe te mos lejoje perseritjen e te njejtes situate ne zgjedhjet e ardhshme”, keshilloi Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule. Sipas tij, nje situate e tille ne vendin tone, ku pala humbese nuk e njeh rezultatin ne zgjedhje, duhet te mos ndodhe me dhe ndaj politika duhet te jape zgjidhje sa me shpejt per te. “Dua qe partite politike te mos shohin ne te kaluaren por ne te ardhmen dhe te sigurojne, sic tha dhe Svoboda, qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos perseritet me e njejta situate ne menyre qe pala humbese te vere serish ne pikepyetje rezultatin e zgjedhjeve”, - theksoi Fule.
Eurodeputetja Doris Pack, theksoi faktin se zgjidhja e situates politike ne Shqiperi, duhet te vije vetem ne Parlament. “Ne e kemi kundershtuar bojkotin e opozites. Shqiperia duhet te kete nje Parlament funksional dhe opozita gjithashtu duhet te jete funksionale. Komisioni Hetimor eshte ngritur, opozita ka shumicen dhe tashme mbetet vetem te nise hetimi, por opozita duhet te jete ne Parlament”, tha Pack. Por kjo deklarate, u kritikua nga disa eurodeputete, te cilet e quajten si nje qendrim i hapur i saj ne mbrojtje te kryeministrit Sali Berisha dhe inkurajim te tij, jo qendrim i pavarur. Reagim te cilit Pack ju pergjigj, se ajo eshte ne mbrojtje te institucioneve demokratike dhe Shqiperise. Ndersa eurodeputeti Eduard Kukan, kerkoi qe ne Shqiperi te mos ndodh me ajo qe ndodhi ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009 si dhe apeloi per zgjidhje te ngercit politik ne respektim te Kushtetutes dhe ligjeve ne vend. “Nese nuk do te funksionojne institucionet demokratike, atehere do te kete veshtiresi ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian, pasi liberalizimi i vizave eshte nje proces teknik. Zgjidhja duhet te vije ne respektim te Kushtetutes dhe ligjeve”, keshilloi Kukan. Ndersa Rucek, kerkoi nga Shqiperia me shume pune ne realizimin e reformave dhe luften kunder korrupsionit. Hartuesi i rezolutes, eurodeputeti Chountis, apeloi per me shume mbeshtetje per Shqiperine.

DEKLARATAT PER VIZAT:
Stefan Fule
“Pershendes rezoluten per Shqiperine, e cila ka bere progres ne ceshtjen e liberalizimit te vizave. Propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine eshte pranuar”, ka pohuar Fyle.
Sinkroni Libor Roucek
“Pershendes propozimin e Komisionit dhe pres qe edhe kushtet e tjera te permbushen, ne menyre qe te mbeshtesim heqjen e vizave afatshkurtra”.
Eduard Kukan
“Eshte bere progres kryesisht per vizat, por pa funksionimin e duhur te institucioneve do te jete shume e veshtire per avancimin ne procesin e integrimit evropian. Situata politike, ceshtja mund te zgjidhet vetem nese ligjet ne fuqi do te respektohen plotesisht”.

DEKLARATAT PER NGERCIN:
Eduard Kukan
“Parlamenti Evropian ka shprehur shqetesimin per zgjidhjen e ngercit politik, duke dhene si keshille kryesore perkushtimin e forcave politike ne te ardhmen dhe jo ne te shkuaren”.
Stefan Füle
“Mungesa e dialogut politik midis dy grupimeve te medha eshte shqetesuese. Te dyja palet duhet te gjejne nje konsensus mbi parimet e respektimit te Kushtetutes dhe transparences. Lidhur me procesin zgjedhor, palet duhet te ndjekin plotesisht udhezimet e OSCE/ODHIR per zgjedhjet lokale per 2011. Pershendes iniciativen e marre nga Parlamenti per zgjidhjen e ngercit politik. Dua qe partite politike te mos shohin ne te kaluaren por ne te ardhmen dhe te sigurojne, sic tha dhe Seoboda, qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos perseritet me e njejta situate ne menyre qe pala humbese te vere serish ne pikepyetje rezultatin e zgjedhjeve”.
Hannes Swoboda
“Nuk dua te kritikoj qeverine, por dua qe ata te nxisin qe komisioni hetimor te gjeje nje zgjedhje, dua qe zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi te mos kene probleme ; dua qe te kete zgjedhje ne Shqiperi,qe te mos kontestohen nga opozita”.
Doris Pack
“Shqiperia duhet te kete nje parlament funksional dhe nje opozite funksionale qe te mund te cojne perpara detyrat. Ka shume debate, shume konflikte. Populli shqiptar kerkon paqe. Shqiperia eshte vend i bukur, nuk duhet te shkaterrohet ne kete menyre arbitrare”.
Nikolas Chountis
“Qendrimi i Komisionit Evropian dhe i PE-se eshte shume i afert. Ne duhet t’i nxisim per te kapercyer problemet. Eshte e lehte qe te identifikojme problemet, ceshtja eshte si t’i ndihmojme per t’i kapercyer”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›