E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vritet me arme zjarri 62- vjecari

Një atentat nga një person ende i panjohur i ka marrë jetën inxhinjerit Kol Veshi 62 vjec dhe ka lënë të plagosur djalin e tij Eni Veshi, 25 vjecar. Babë e bir kanë qenë duke u kthyer në shtëpi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, kur nga rrugët e errëta ka dalë një person që i ka drejtuar armën 25-vjecarit, babai ka dalë mjenjëherë përpara të birit për ta mbrojtur duke marrë 3 plumba që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa autori i krimit ka goditur edhe një herë mbi objektivin e tij duke e lënë të plagosur. Atentatori është larguar në këmbë e më pas me një automjet në rrugët e errëta të lagjeve të qytetit duke bërë të pamundur identifikimin apo ndalimin e tij nga forcat e policisë të cilat kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët kryesore të qytetit të Fierit. Paralelisht po merren në pyetje edhe pjestarët e familjes Veshi për të mësuar lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm.

Aleksandër Nushi Azhornuar së fundi ( e enjte , 01 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›