E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Vlorës shpall të pafajshëm Vasil Bollanon

Akuzat që ishin ngritur ndaj tij, ishin ato për shpërdorim detyre, pasi kishte vendosur tabela në gjuhën greke në disa rrugë kryesore në jug të vendit.

Por, kjo duket se nuk ka mjaftuar për Gjykatën e Apelit, e cila ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e pat shpallur fajtor Bollanon për një sërë shkeljesh.

Vendimi i mëparshëm i gjykatës, e kishte dënuar Bollanon me 1 vit burg, 5 milionë lekë të vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike.

Me vendimin e ri të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë. Më shumë se dy vjet më parë, Prokuroria e Vlorës nisi hetimet pasi Bashkia e Himarës kishte hequr një sërë tabelash të sinjalistikës rrugore, duke i zëvendësuar ato me tabela në gjuhën greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›