Sot takimiPapandreu-Gruevski në Bruksel
SHKUP-Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të takohen sot në Bruksel, në prag te takimit të partive popullore evropiane.
Takimi i cili është caktuar të mbahet në ora 09.30 të ditës së enjte është iniciuar nga kryeministri grek. Zgjidhja e kontestit të emrit dhe pozicionet më të fundit të Athinës dhe Shkupit do të jenë temat kryesore të këtij takimi, i cili pason pas fushatës intensive të medieve greke, të cilat këto ditë nxorrën në sipërfaqe propozimin e fundit Republika e Maqedonisë së Vardarit apo Republika e Maqedonisë (Vardari).
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk është deklaruar lidhur me këtë propozim të publikuar nga mediat greke, bwjnw tw ditur burime të Qeverisë greke. Dy kryeministrat pritet të shfaqin pozicionet e reja lidhur me kompromisin për zgjidhjen e kontestit të emrit.
(d.b/INA/BalkanWeb)