E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu në MalaviThaçi në Bruksel

PRISHTINE-Me ftesë të presidentit të shtetit afrikan Malavi, Bingu ëa Mutharika, presidenti Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në kontinentin e Afrikës. Ndërkaq, kryeministri, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së.

Gjatë vizitës dyditëshe, Sejdiu do ta falënderojë presidentin Mutharika, për njohjen që i ka bërë shtetit të Kosovës dhe do të diskutojë për bashkëpunimet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Sejdiu gjithashtu pas vizitës pret njohje të reja të Kosovës nga shtetet afrikane, ngase presidenti Mutharika është kryesues i tashëm i Unionit Afrikan, i cili përbëhet nga 53 shtete të këtij kontinenti.

“Nga kjo vizitë do të kemi vërtet një epokë të re të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, por në të njëjtën kohë edhe një influencë të rëndësishme që ky personalitet i fuqishëm i këtij vendi dhe i botës afrikane do të ndikojë tek vendet tjera për njohjen e Republikës së Kosovës”, tha Sejdiu.

Kjo vizitë, sipas Sejdiut është mundësi e mirë për të zhvilluar takime me korin diplomatik të akredituar në Malavi.

“Unë do të kem një deklaratë, përveç tjerash edhenë parlamentin e Malauit, një mundësi e mirë që më jepet për të pasur një fjalë para njerëzve jo vetëm parlamentar, por edhe njerëzve tjerë që do të jenë të ftuar atje”, tha Sejdiu.

Malavi e ka njohur Kosovën shtet të pavarur me 16 dhjetor të vitit 2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›