E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Wollfarth: Insituticionet respekt të ndërsjelltë

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth u ka bërë apel institucioneve shqiptare që të kenë më shumë respect ndërmejt tyre. Nga Vlora, Wollfarth duke marrë shembull presidentin dhe parlamentin ka kërkuar që këto institucione ti pëgjtigjen korrekt komuninikimit institucional.
“Ajo çka është më e rëndësishme që duhet të karakterizojë mardheniet e institucioneve shqiptare është respketi. E kam fjalën për respektin në rrethin e marrëdhenieve si psh presidenti për parlamenti dhe anasjellta, apo respeti i qeverisë për presidentin dhe e kundërta. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për vendimarrje dhe nominimin për Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 kandidatura që vazhdojnë të jenë në pritje prej muajsh, janë kandiatra shumë serioze siç është kandidatura e Artan Hoxha për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, ndaj vendi bosh duhet të plotësohet që javës tjetër për ta bërë vendin më funksionant” ka theksuar Wollfarth.
Wollfarth nuk ka lënë jashtë deklaratave të tij edhe çështjen e prsidentit të ri duke e parë procesin me optimizëm.
Diskutimet kanë kohë që kanë filluar e shumë emra janë bërë publik. Është e rëndësishme që të ketë një ose disa njerëz që kanë një respekt të plotë dhe në fund një të zgjidhet, por ky është një proces që duhet të piqet nga nga vetë shqiptarët. Unë e mirëpres dialogun që po zhvillohet mes shumë lidërëve shqiptar, përfshirë edhe krerët e partive. Mua më duket një dialog shumë i rëndësishëm se në fund të fundit flasim për një vendim që u takon shqiptarëve ta marrin. Shoh një proces të mirë që do të përfundojë me një vendim të mire” shtoi Wollfarth.

Wollfarth ishte në Vlorë, ku ka kryer një takim me kreun e bashkisë Shpëtim Gjika. Ata kanë diskutuar për problemet aktuale që shqetësojnë aktualisht qytetin bregdetar, si dhe projektete për të ardhmen.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›