Gjykata shpall të pafajshëm Emiljano Shullazin

Emiljano Shullazi
Gjykata shpall të pafajshëm Emiljano Shullazin, ndërsa ka dënuar me 1 vit burg shokun e tij Gilmando Dani. Shullazi akuzohet nga prokuroria për armëmbajtje pa leje, e cila kërkoi 4 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Shullazi u arrestua në Tiranë në nëntorin e vitit të kaluar.
Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë edhe pse prokuroria kishte kërkuar katër vite burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Shullazi, në vitin 2009 u dënua me 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike por Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin duke e shpallur të pafajshëm.
Ai u arrestua me 7 nëntor të vitit 2011, teksa lëvizte me automjetin Mercedes Benz, leja e qarkullimit të të cilit rezultonte në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku u kap me armë bashkë me Gilmani Danon. Për këtë të fundit gjykata ka dhënë një dënim me 1 vit burg.
Para këtij arrestimi, 33-vjeçari ishte ndalur me 8 maj 2011 pranë Liqeni të Thatë në Farkë bashkë me 11 persona të tjerë, si dhe pak ditë parë këtij arrestimi ishte ndalur për prishje të mitingut të Partisë Socialiste. /F.S/