Apeli i ambasadorëve për politikën

Sipas ambasadorit të OSBE-së në Tiranës, Eugen Wollfarth, bashkëpunimi është çelësi për hapat e mëtejshëm të vendit.
“Bashkëpunimi i forcave politike është çelësi për hapat e mëtejshëm, që duhet të hedhe Shqipëria, sa i përket proceseve zgjedhore. Ky bashkëpunim mendoj se duhet të fillojë sa më shpejt. Koha për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, është afër dhe kjo periudhë duhet shfrytëzuar për të punuar me reformën zgjedhore. Kemi parë një proces zgjedhor të mirë në ditën e votimit, por kemi parë gjithashtu edhe një proces të komplikuar të numërimit të votave, ç`ka u raportua edhe në raport. Për këtë arsye, mendoj se palët politike duhet të ulen për të punuar për këtë reformë shumë të rëndësishme. Mendoj se krerët e partive politike, duhet të jenë gati, pasi kjo duhet bërë në shërbim të vendit”, u shpreh Wollfarth.
Ndërsa ambasadorti amerikan, Aleksandër Arvizu u shpreh se raporti flet vet edhe për rekomandimet për partitë politike. “Ende se kam parë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por duke njohur reputacionin e Stonestreet dhe të ODIHR-it besoj se kanë realizuar një raport profesional dhe të qartë. Raporti flet vetë edhe për rekomandimet për partitë politike”, u shpreh ai.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi theksoi se forcat politike shqiptare duhet të respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. “Sapo e kam marrë raportin dhe janë 35 faqe, pres t`i lexoj sonte. Megjithatë mbështes atë që tha ambasadori Arvizu dhe them se forcat politike duhet të respektojnë rekomandimet e ODIHR dhe mendoj se qëllim parësor duhet të kenë dialogun politik”, theksoi Sequi për Ora News. Një natë më parë, OSBE/ODIHR publikuan një raport për zgjedhjet në Shqipëri, raport i cili u lexua në mënyra të ndryshme nga klasa politike në Tiranë. Për kryeministrin Sali Berisha, zgjedhjet ishin një sukses, ndërsa për Partinë Socialiste, raporti dha “certifikatën skandaloze të dështimit të procesit zgjedhor”. /Start/
2011-08-16 16:21