Akreditimet, MASH përcakton tarifat për ekspertët

Tarifat variojnë nga më e ulëta 188 000, për vlerësim paraprak i një programi te ri studimi 2-vjeçar jouniversitar nga ekspertë vendas deri në 794 000 për vlerësimin paraprak të një programi të ri studimi të ciklit të tretë për specializimet në fushat e shkencave të mjekësisë humane, veterinari dhe inxhinieri për ekspertizë të huaj prezent.
Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm të përbashkët të MASH dhe MF, janë përcaktuar dhe tarifat për shërbimet që kryen APAAL nga ekspertët e jashtëm, vendas ose të huaj, konsulentët për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin. Gjithashtu, udhëzimi përcakton tarifat për shërbimet që kryen Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit te Larte (APAAL), nga ekspertët e jashtëm, për shërbime që nuk përfshihen në pikat më sipër për riorganizimin, ristrukturimin apo shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit për hapjen e njësive.
Ndërkohë, sipas udhëzimit, të ardhurat e arkëtuara nga shërbimet e realizuara nga Agjencia Publike e Akreditimit te Arsimit te Larte shpërndahen 10% ne Buxhetin e Shtetit dhe 90% ne buxhetin e Agjencisë. Te ardhurat qe sigurohen nga këto shërbime për llogari të Agjencisë Publike te Akreditimit te Arsimit te Larte përdoren për pagesat e eksperteve të jashtëm, vendas ose te huaj, dhe konsulentëve, të cilat janë kontraktuar nga APAAL; për të mbuluar shpenzimet operative dhe te funksionimit të Këshillit të Akreditimit; si dhe për pagesën e tarifave të anëtarësimit ne organizata ose institucioneve ndërkombëtare për pagesën e anëtareve te Këshillit te Akreditimit dhe shpenzimet e tjera te tij. /Start/
2011-08-17 09:03