E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia operacione shpimi për naftë në veri të Qipros

ANKARA-Turqia ka bërë të ditur se do të nise operacionet e shpimit për naftë në veriun e Qipros javën tjetër. Gazeta turke ‘Zaman’ bëri të ditur sot se një veprim i tillë vjen në një reagim të operacionit të kërkimit për gaz të kompanise greko qipriote në këtë pjesë të vendit.

Një akt i tillë nga Ankaraja mund të tensionojë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Qipros.
Disa muaj më pare, Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake për të vëzhguar gjatë gjithë kohës zhvillimet ne rajonet lindore.

Më parë edhe Ministri i Energjitikës, Taner Illdiz kishte thënë se forcat detare do të shoqëronin operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det. Si Kombet e Bashkuara, edhe Bashkimi Europian i kanë bërë apel të dyja palëve të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të arrijnë sa me shpejt ne nje zgjidhje.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›