E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i kreut te PR ne Konventen e 6

Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu, ka bërë thirrje për një rikonfigurim të së djathtës shqiptare në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në Konvetën e 6 të PR-së, ai tha se prioriteti i partisë që drejton mbetet prona.
Për kryerepublikanin Fatmir Mediut, nuk ka dyshim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion politik. Kjo u provua më së miri, tha ai në Konventën e 6 të partisë, nga akti politik i dorëheqjes së komisionerëve të propozuar nga opozita.
Mediu thotë se PR është partia e dytë në radhët e së djathtës dhe këtë duhet ta ketë konsiderojë siç duhet kryeministri Berisha.
Prioritet për PR-në mbetet kthimi i pronës tek pronari i ligjshëm, kujtoi kryetari i partisë.
Gjatë konventës, republikanët u ngritën në këmbë në shenjë nderimi dhe kujtimi për themeluesin e partisë, Sabri Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›