Bllokimi i tre ligjeve Berisha Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si Rama
Marrë shkas nga marrëveshja historike mes Kosovës dhe Srebisë, Kryeministri Berisha zgjodhi që të tërheqë vemëndjen e opinionit publik për qëndrimin bllokues të lidershipit socialist ndaj procesit të integrimit.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë Berisha pasi ka uruar dhe përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin ka shprehu bindjen se në 23 qershor shqiptarët do të dënojnë me votë murin e bllokimit të ngritur nga kryetari Rama.
“Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.
Në gjykimin e kreut të qeverisë marrëveshja Serbi-Kosovë eshte nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin ne rajon.
“Kosova me kete marreveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial te saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkepunimit me kete vend si dhe garantimin e perspektives se integrimit ne BE. Serbia me kete marreveshje shkeputet nga nje trashegimi recente e pafavorshme dhe, siç do te deklaronte kryeministri i saj, ajo do te zgjidhte dhe do te percaktohej per BE-ne dhe te ardhmen e saj evropiane”, theksohej në mesazhin e Kryeministrit.