Apeli i kthen pikët Flamurtarit, Vendimi, per Skenderbeu-Flamurtari
TIRANË- Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka rikthyer 3 pikët Flamurtarit, të hequra me vendimin e datës 3 shkurt, si rrjedhojë e ngjarjeve që pasuan ndeshjen me Skënderbeun në Pogradec. Apeli ka pranuar vetëm njërën kërkesë të klubit vlonjat, që tashmë nuk do të ketë më 1 pikë në renditjen e Kupës, por 4 të tilla. Me vendimin e datës 3 shkurt, Komisioni i Disiplinës la në fuqi rezultatin 4-1 të ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, ndërsa i zbriti 3 pikë Flamurtarit në Kupë, me arsyetimin se lojtarët qëndruan pasivë në fushën e lojës.
Në vendimet e tjera të Komisionit të Apelit, spikat lënia në fuqi e dënimit prej 8 ndeshjesh pezullim të fushës për klubin e Skënderbeut dhe dënimi 1 vit pezullim i Geri Çipit. Ndërkohë, për klubin e Pogradecit është bërë ulja e masës së dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës në datën 21 dhjetor 2011. Disiplinori e pati pezulluar deri në fund të sezonit fushën e Pogradecit, por Apeli ka vendosur që dënimi të reduktohet në 4 ndeshje jashtë fushe.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)