“Apeli i ndërkombëtarëve, bashkëpunim institucional, jo hapje të kutive siç e lexon Rama”
LSI përshëndet rezolutën e KiELëvizja Socialiste për Integrim, mbështeti dje rezolutën e miratuar nga Këshilli i Evropës, duke theksuar se rezoluta apelon për një bashkëpunim institucional nga të gjithë faktorët në vend, dhe jo ashtu siç lexohet nga Partia Socialiste. “Lëvizja Socialiste për Integrim, si pjesë e mazhoracës qeverisëse, por edhe me autoritetin që i jep roli që ajo luan në jetën politike të vendit, vazhdojmë të besojmë se edhe lidershipi i socialist do ta kuptojë që rruga e arsyes dhe jo e bojkotit, rruga që na çon në kontribute për procesin e liberalizimit të vizave dhe jo për ta penguar atë, rruga që na inkurajon në përmbushjen e të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Luan Rama, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI. Ndër të tjera ai shtoi se interesat madhore të vendit, qëndrojnë mbi interesat e grupimeve politike. “Socialistët shqiptarë, ashtu si të gjithë qytetarët e këtij vendi, duan të lëvizin si qytetarë të lirë dhe të barabartë në familjen e madhe të Evropës së Bashkuar. Ata duan të bëhen qytetarët të barabartë të Bashkimit Evropian sepse në të gjithë historinë e pluralizmit në Shqipëri edhe socialistët kanë kontribuar që të mbërrijnë në këtë stad ku jemi, pra që të mbërrijmë për të qenë të gatshëm dhe të denjë të meritojmë lëvizjen e lirë, që të meritojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha ai. LSI, vijoi Rama, shpreh gatishmërinë për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo nisme të presidentit të Republikës, që është në funksion të zgjidhjes së situatës politike në vend....