E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Hetojmë çdo pretendim ligjor, por kutitë kurrë nuk do të hapen

“Mosbërja e betimit, sjell humbjen e mandatit”Kryeministri Sali Berisha vlerëson si të rrezikshme për rendin demokratik në Shqipëri, kërkesat e Partisë Socialiste që bien ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Përmes një daljeje për mediat pak minuta më parë, kreu i qeverisë Berisha përshëndeti rezolutën mbi situatën politike në Shqipëri, e miratuar dje nga Këshilli i Evropës, ndërsa theksoi se ky është një apel i qartë i BE që i drejtohet opozitës për të thyer bojkotin dhe rinisur jetën parlamentare në tempullin e demokracisë. Berisha theksoi se Edi Rama duhet të reflektojë pas këtij moment të rëndësishëm dhe t’i japë fund bojkotit. Kryeministri bëri thirrje për rikthimin e opozitës në Kuvend, pasi vetëm aty mund të shqyrtohet çdo pretendim i ngritur, por, tha Berisha- hapja e kutive është një çështje që nuk do të merret kurrë në shqyrtim. Në këtë drejtim kryeministri tha se nuk do të dilet asnjëherë mbi vendimet e gjykatave, ashtu siç kërkon opozita e Edi Ramës. “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri të qartë që bojkoti nuk pranohet kurrsesi. Rama të dëgjojë tempujt e demokraçisë, dashamirësit e tij. Rezoluta ishte një apel i BE për kthimin e opozitës shqiptare në Kuvend”, u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit u shpreh i gatshëm për të dëgjuar çdo kërkesë të Partisë Soçialiste, që është brenda kuadrit ligjor, por kurrë nuk do të diskutohet hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. “I premtoj zotit Rama se do të hetoj çdo pretendim përveç hapjes së kutive. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha reformat”- tha Berisha. Duke u ndalur te roli i opozitës dhe bashkëpunimi i saj për reformat, kreu i qeverisë shtoi se PS-së do t’i lihen hapësirat e nevojshme në Kuvend dhe do të konsiderohet i çmuar çdo nismë parlamentare e saj që shërben vendet dhe aspiratave të integrimit evropian. Ndër garancitë që Berisha dha kundrejt PS në mënyrë që të pezullohet bojkoti ndaj Parlamentit, është garancia e çdo ndërmjetësimi në bisedimet me Ramën, qoftë ky dhe Presidenti Topi. Berisha theksoi se është i gatshëm për bisedim me Ramën. “Nuk refuzoj asnjeri për ndërmjtetësimin e një takimi mes meje dhe Ramës. I mikpritur çilido që jep kontribut pasi jam gati që nesër të ulem në tavoline me Ramën”. I pyetur për fatin e mandateve të deputetëve socialistë, berisha u shpreh qartazi se mosbërja e betimit sjell humbjen e mandatit. “Tani është Rama që do të vendosë për 64 mandatet e PS”, tha më tej kryeministri Berisha gjatë konferencës për shtyp. Këshilli i Evropës miratoi dje gjatë seancës parlamentare rekomandimet e dy raporterëve David ëildshare dhe Jako Lasko, për situatën politike në Shqipëri. Asambleja Parlamentare e KiE, miratoi edhe 3 amendamentet e delegacionit shqiptar, të cilët kërkuan zbutjen e termave dhe se bëhet fjalë vetëm për një krizë artificial të shkaktuar nga një forcë politike që politikisht njeh rezultatin e zgjedhjeve, por refuzon të hyjë në parlament. Nisur nga ky qëndrim, të gjitha grupet politike të pranishme në KiE, dënuan bojkotin dhe bënë thirrje për rikthimin e shpejtë të opozitës në kuvend, pasi siç u shprehën edhe përfaqësuesit e grupit socialist evropian, PS rrezikon djegien e mandateve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›