Specialistet Lumenjte e reshjet asnje studim

Aktualisht ne vend raportohet per sasine e prurjeve por jo te reshjeve cka e ben te veshtire marrjen e masave paraprake nga specialistet per parandalimin e katastrofave te tilla.
Inxhinier dhe profesore te njohur theksojne se ne keto dite te veshtira per shume qytetare ne Shkoder por edhe ne shume zona te tjera te vendit vemendja e Shtabit te Emergjencave duhet te fokusohet ne ruajtjen e nivelit te argjinaturave ne disiplinimin e prurjeve te lumenjve dhe te perrenjve malore.
Profesor Perparim Hoxha tha se ruajtja e argjinatures se Torovices eshte thelbesore pasi carja e saj do te shkaktonte nje tjeter katastrofe.
Permasat e do te ishin me te vogla nese do te ishin marre te gjitha ato masa qe te ruheshin sistemi i kanaleve te larta te funksiononte sistemi i kanaleve kullues sistemi i hidrovoreve dhe argjinaturat mos permbyteshin. Nuk eshte zbatuar per mua nje strategji e plote qe ta zgjidhi perfundimisht sistemin e ujitjes kullimit e te ruajtjes se kesaj zone nga permbytjet deklaron profesor Perparim Hoxha dekan ne Fakultetin Gjeologji-Miniere.
Kapaciteti ujeheqes i Bunes ne dalje te Bacallekut eshte shume i vogel rreth 1 mije 200 metra kub ne sekonde dhe kur jane 1400 del ne fushe ne dy anet e lumit ne krahun e Obotit dhe te Dajcit. Problemi nis qe tek fillimi i Bunes shprehet inxhinier Dhimiter Vogli.
Ata theksojne se eshte domosdoshmeri ngritja e nje grupi specialistesh qe te identifikikojne problemet ne terren te kryejne studime e me pas te merren te gjitha masat e duhura finaciare per implementimin e tyre.