SOS nga ushtari Daim Ilemllari
Daim Ilemllari ka lindur ne 11 Janar 2010 ne repartin ushtarak te Gurit te Zi ne fshatin Rrenxe ne hyrje te Shkodres gjate permbytjeve te para. Aty jetojne tashme rreth 355 banore nga komuniteti rom i cili eshte strehuar nga shtabi i emergjences ne 28 Nentor e midis tyre edhe familja e Daimit.
Por aty jetohet ne kushte qe edhe vete Migjeni do te mendohej gjate perpara se te pershkruante mjerimin e tyre ne kete fillim mileniumi. Ata te gjithe e quajne ushtari i ri. Qesh dhe gezohet ne boten e tij te pafajshme duke shtangur te gjithe ai na akuzon dhe te gjithe tremben se nuk kane se cfare ti ofrojne deri me tani
Erdhem ne daten 28 Nentor ne oren 12 por u futem brenda ne oren 1 te nates ne erresire te plote.
Perse kjo torture pa shpjegim Te zhveshur te lagur te uritur te semure e me prinder qe i druhen nje fatkeqesie te dyte per femijet ata orvaten ne ambientet jashte standardeve te jetes ku edhe per kafshet veterineret nuk do te firmosnin. Dje Min i Punes Spiro Ksera dhe stafi i tij zbarkuan per te pare nga afer gjendjen ne ate kamp ilegal me njerez ne kulm te deshperimit e te mjerimit. Jetojne si per ironi te fatit duke sfiduar kedo qe i shikon pa uje pa drita me nje hamburger ne dite pa ilace pa nderresa dhe mbulesa pa krevate dhe vetem sobat me dru te bera ne pyll gjate dites jane e vetmja ngrohtesi qe i mban ata akoma te gjalle Masmedia nuk eshte lejuar te hyje dhe askush nga titullaret pergjegjes nuk eshte prononcuar ata jane shprehur jashte godines duke ulur keshtu angazhimin dhe sensibilizimin qe forca e fjales dhe e imazhit ka ne shoqeri dhe politike. Familjare pesimiste femije qe kerkojne minimumin jetik sy te ftohte dhe te lodhur qe u shmangen perplasjeve mes tyre jane perplasja e nervave ne kulm ndaj shtetit qe po perballet me situaten me drastike dhe me premisa per agravim te saj por prej 5-6 ditesh i ka harruar ata. Asnje kusht minimal jetik asnje shprese dhe perkujdesje e kur dizanteria apo semundjet e stines te perhapen ne ate kamp te frikshem ilegal parandalimi ne kohen e duhur do te jete enderr e vonuar per te gjithe ne. Nuk kemi ilace per femijet dhe veten ja kemi recetat por nuk kemi leke te paguajme farmacite thote nje nene me 6 femije. Ne dhomat e tyre ka vetem nje sobe me dru disa shtroje ne toke dhe ata flene bashke disa familje nga tre dhe kater qendrojne duke u ngrohur me shume ne krahet e njeri-tjetrit. Energjia elektrike mungon dhe qirinjte jane krenare per misionin e tyre primitiv por akoma fisnik. Situata eshte evidentuar tashme por kur te mberrijne ndihmat urojme qe femije tjeter viktime te mos kemi e politika mos ta perdori per sulm dhe kredo elektorale turp. Aty kendohet 24 ore ne dite e nate kenga e trishtimit e realiteti i tyre te pikellon minimum jetik a thua po eksperimentohet me ata banore duke testuar varferine dhe kokefortesine e shtetit
Dhe Daimi ushtari me i ri i repartit ne fshatin Rrenxe te Shkodres kur te rritet besoj do te vendosi rregullat e munguara ne raste evakuimi...