Apeli i vezhguesve vendore: PS duhet te kthehet ne KQZ
Koalicioni i vezhguesve vendore, ne raportin e pare paraprak per zgjedhjet lokale, ben apel per nje fushate te qete, ne respekt te ligjeve si dhe marrjen e hapave konkrete per nje proces zgjedhor me sa me shume standarde. Ky koalicion, qe vjen si nje bashkim organizatash jo qeveritare, ne raportin e bere publik dje per periudhen 6 shtator 2010 - 5 prill 2011, duke vleresuar si shume te polarizuar klimen politike ne vend dhe ne jo pak raste shkeljen e Kodit Zgjedhor, jep nje sere rekomandimesh per situaten para zgjedhore. "Ne pergjithesi puna e KZAZ-ve deri ne momentin e emerimit te anetareve te opozites ka ecur ngadale, duke funksionuar ne menyre te njeanshme. Pas plotesimit te KZAZ-ve me te gjithe anetaret puna ka nisur te ece normalisht. Gjate kesaj periudhe ka nisur de fakto fushata elektorale, ne shkelje te Kodit Zgjedhor, i cili parashikon nisjen e saj 30 dite para dites se zgjedhjeve", vlereson ky koalicion. Ne raportin e pare te dale para zgjedhjeve, vezhguesit vendore shprehen gjithashtu se perfaqesimi i grave ne politiken shqiptare, vecanerisht ne nivel vendor, mbetet ne shifra jo reale e jo te perfaqesuara. Ne raport, kritikohet fakti qe opozita dorezoi jashte afateve ligjore, emrat e anetareve te KZAZ-ve, veprim ky qe detyroi KQZ-ne te gjeje zgjidhje ekstraligjore per te mos bllokuar procesin e pergatitjes se zgjedhjeve. Rezerva, vezhguesit vendore paraqesin edhe ne lidhje me listat e zgjedhesve. Sipas tyre, ne disa raste listat paraprake te zgjedhesve jane vendosur ne vende jo te pershtatshme, duke u demtuar dhe u bere te palexueshme. Per keto arsye, ne raportin e publikuar diten e djeshme, Koalicioni i vezhguesve vendore, paraqiti edhe nje pakete propozimesh per situaten aktuale te pergatitjes se zgjedhjeve. Keshtu, ky koalicion i kerkon se pari anetareve te propozuar nga opozita ne KQZ, qe te rikthehen ne detyre dhe qe ky komision te funksionoje me nje fryme kolegjialiteti per te siguruar sa me shume standarde ne realizimin e ketij procesi elektoral. Lista me e gjate e rekomandimeve jepet per partite politike dhe sjelljen e tyre para zgjedhjeve lokale. "Partite politike duhet te angazhohen per nje fushate te qete, me etike qytetare dhe konkurrim mbi platforma idesh dhe alternativash zhvillimi per dhe ne funksion te qytetarit. Partite politike duhet te angazhohen per ndermarrjen e hapave konkrete per rritjen e besimit mes paleve per te realizuar nje proces me sa me shume standarde ne te mire te vendit dhe qytetareve shqiptare", theksohet ne raport. R. Rapushi
Rekomandime
Duhet nje rregullore per komisionet
Anetaret e KQZ-se, te propozuar nga opozita duhet sa me pare te marrin pjese ne punen e komisionit, duke permbushur detyrimin e tyre ligjor dhe qytetar.
KQZ duhet te miratoje sa me pare rregulloren per funksionimin dhe organizimin e KQZ-se.
Qeveria duhet te zevendesoje sa me pare ministrat e dorehequr, sidomos ministrin e Brendshem, institucioni i te cilit ka lidhje dhe pergjegjesi direkte me mbarevajtjen e te gjithe procesit zgjedhor. Per me teper qe ish ministri eshte kandidat per bashkine e Tiranes.
Partite politike duhet te angazhohen per nje fushate te qete, me etike qytetare dhe konkurrim mbi platforma idesh dhe alternativash zhvillimi per dhe ne funksion te qytetarit.
Premtimet elektorale nga subjektet politike te jene larg ngjyrimeve politike, sa me objektive dhe te vertete. Gjithashtu, ato duhet te respektojne misionin fisnik te gazetarit dhe te lejojne gazetaret e mediave te ndjekin takimet elektorale te tyre si dhe te kandidateve te tyre.