E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, tritol urës hekurudhore

Një shpërthim ka ndodhur në urën nëpër të cilën kalon treni i mallrave në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë ka ndoshur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Ura e Gjolës ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar linja hekurudhore e trenit të mallrave që të çon drejt fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe të anti-terrorrit të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›