Uollfarth, OSBE: S'po ushtrohet asnje presion ndaj vezhguesve te ODIHR
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth sqaroi dje se nuk po ushtrohet asnje lloj presioni ndaj vezhguesve te OSBE/ODIHR ne lidhje me pergatitjen e raportit per vezhgimin e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi. Duke reaguar ndaj kronikave te disa mediave ne vend, Uollfarth theksoi se misioni i ODIHR-it ne Shqiperi po vezhgon dhe do te vazhdoje te vezhgoje pergatitjet dhe procedurat e zgjedhjeve. Duke hedhur keshtu poshte te gjitha pretendimet e bera publike dy dite me pare ne media, se ndaj ketij misioni ne vezhgimin e zgjedhjeve lokale. "Une kam nje mesazh te qarte nga kryetari i Misionit Vezhgues te Zgjedhjeve te ODIHR-it, se ndaj tyre nuk po ushtrohet asnje lloj presioni. Ata do te vezhgojne, do te pershkruajne ate qe vezhgojne dhe ne kohen e duhur, do te nxjerrin nje raport", sqaroi ai diten e djeshme. Diplomati theksoi se e rendesishme eshte qe ky raport do te jete i vertete dhe do te ndihmoje ne mbajtjen e zgjedhjeve te mira. "E rendesishme eshte qe ky raport do te jete i vertete dhe do te sherbeje si baze gjithmone e me e mire per zgjedhje edhe me te mira ne te ardhmen", u shpreh kreu i OSBE-se ne vendin tone Uollfarth.