E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Vlorë, tre persona të shtruar në spital

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në qytetin e Vlorës. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 20.30 pranë kryqëzimit të Kalit të Trojes ku një automjet tip benc ngjyrë e zezë me targa angleze ka përplasur një kalimtar, i cili ne ate kohe po kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin.
Shtetasi Durim Karteri, si pasoje e perplasjes nga automjeti ka marrë plage të rënda. Ndërkaq,ai është transportuar menjehere në spital ku ndodhet i shtruar në reaminacion dhe në rrezik për jetën.
 

Policia e mbërritur menjehere ne vendgjarje ka ndaluar adoleshentin që drejtonte mjetin.
 

Ndërsa një aksident i rëndë ka ndodhur 10 minuta më pas në rrugën e spitalit, në lagjen “Partizani”. Lefter Salilaj, i cili po udhetonte me nje motor, ka rrezikuar të shtypë një fëmijë, i cili shoqërohej nga gjyshja Feruze Beqiraj. Drejtuesi i motorrit ka devijuar trajektoren për të shpëtuar fëmijën dhe ka goditur rëndë të moshuarën, ndërsa nga rrëshqitja e motorit është përplasur vetë ne tokë.
Feruze Beqiraj dhe Lefter Salilaj janë cuar menjehere në spital, ndërsa kanë marrë dëmtime të rënda. Mjekët shprehen se jetët e tre të aksidentuarve janë në rrezik.
 

Shkak i aksidenteve përpos shpejtësisë, janë edhe mungesa e sinjinalistikës, në kryqëzime apo edhe rrugë kryesore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›