"Apeli la Ndoken kryetar"
PDK e drejtuar nga Ndoka njoftoi diten e djeshme nepermjet nje deklarate per shtyp se Gjykata e Apelit ka rrezuar pretendimet e Anton Gurakuqit dhe ka shpallur Nard Ndoken si kryetarin e vetem te PDK-se. Sipas deklarates, trupi i gjykues, i perbere nga tre anetare, pasi mori ne shqyrtim ankimimin e pales paditese te perfaqesuar nga avokati Avni Shehu, hodhi poshte pretendimet e pales paditese dhe njohu legjitimitetin e Kongresit te jashtezakonshem te PDK-se te dates 03.06.2006, qe zgjodhi kryetar, Ndoken. "Te tre anetaret qe perbenin trupin gjykues, votuan pro ketij vendimi te formes se prere", thuhet ne njoftim.
Grurakuqi: S'ka vendim
Zyra e shtypit e kryetarit te Partise Demokristiane te drejtuar nga Anton Gurakuqi, deklaroi se Gjykata e Apelit nuk mori ne shqyrtim kerkesen per zbardhjen e falsifikimeve te Ndokes. Sipas deklarates se ardhur nga kjo parti, organi i Prokurorise se Tiranes eshte institucioni qe po heton falsifikimet e ketij personi qe po perpiqet dita dites t'u fshihet akuzave te hedhura ne adrese te tij, pas lojerave te pista politike. Ne njoftim theksohet se eshte Gjykata e Shkalles se Pare, institucioni qe ka vijuar procesin dhe pritet te vendose shume shpejt se kush do te jete kryetari i PDK, Anton Gurakuqi apo Nard Ndoka.