E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha vizite ne OSBE

Qeveria shqiptare konkretizon hapin e pare per te reduktuar prezencen e OSBE-se ne Tirane. Ministri i jashtem Lulezim Basha, ka deklaruar se do te shkoje pas pak ditesh ne Vjene ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se per te kerkuar qe misioni i ketij organizmi te punoje ne Shqiperi, vetem per reformen ne drejtesi dhe ate zgjedhore. Kjo kerkese vjen pikerisht vetem pak kohe para startimit te fushates elektorale. Nje deklarate te tille shefi i diplomacise shqiptare, e ka bere gjate dites se dyte te konferences se ambasadoreve, duke materializuar ne kete menyre dhe perpjekjet e qeverise per te "korrektuar" detyrat e misionit te OSBE ne Shqiperi, mision qe eshte instaluar qe nga viti 1997, teksa ka pasur si ambasador te pare ish-kancelarin austriak Franc Vranitcki. Opozita e ka kundershtuar nje perpjekje te tille te mazhorances se djathte, nen argumentin se ky kufizim behet pikerisht ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›