"S'terhiqemi nga 7 projektligjet"
TIRANE - Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj deklaroi publikisht se nuk do te pranoje kerkesen e gjyqtareve, prokuroreve dhe avokateve per te terhequr 7 projektligjet per reformen ne drejtesi. Pikerisht ministri i Drejtesise tha se projektligjet, te cilat nje pjese jane miratuar dhe nje pjese pritet te shkoje shume shpejt ne Kuvend, do te jene ashtu sic jane hartuar. Vetem dy dite me pare shoqata e prokuroreve, avokatet, dhe noteret ne nje rezolute te perbashket i bene apel qeverise te terheqe 7 projektligjet te cilat sipas tyre cenojne pavaresine e sistemit te drejtesise. Teksa ka qene i ftuar ne fillimin e nje projekti binjakezimi per proceset gjyqesore per ceshtjet tregtare, ku merrte pjese dhe ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane, Lohan, shefi i dikasterit te Drejtesise argumentoi se per 7 projektligjet gjate gjithe veres, pranveres dhe vjeshtes ka pasur konsultime me te gjitha grupet e interesit dhe se "pakenaqesite do te kalojne me kohen, por duhet pasur parasysh fakti- shtoi ministri Alibeaj- se nje reforme e suksesshme ne drejtesi ka kosto dhe sakrifica te cilat duhet te mbahen mbi shpatulla nga disa individe apo institucione". Interesimit te medias, ministri Alibeaj eshte pergjigjur edhe lidhur me ceshtjen e imunitetit te prokuroreve dhe gjyqtareve. Duke iu referuar Kushtetutes dhe ligjit per organizimit te gjyqesorit ministri Alibeaj tha se "Politikisht dhe juridikisht nuk mund te ekzistoje imunitet per prokurore dhe gjyqtare. Vetem Kuvendi duhet te marre nisma per te kufizuar, hequr apo jo imunitetin e gjyqtareve dhe te prokuroreve". Duke pershendetur projektin e BE-se, ministri i Drejtesise, Alibeaj u shpreh se i mirepret te gjitha rekomandimet e projektit per sistemin gjyqesor per ceshtjet tregtare ne Shqiperi. Ai shprehu angazhimin e dikasterit qe drejton per te bere cdo perpjekje per zbatimin e projektit ne nje kohe sa me te shkurter. Projekti i binjakezimit "Per permiresimin e sistemit gjyqesor per ceshtjet tregtare" ka nisur ne tetor te 2007 dhe pritet te perfundoje ne mars, 2009. Ai po zbatohet nga ministrite e Drejtesise shqiptare dhe austriake. A.G