Projekti i Lanes, cmim nderkombetar
Fondacioni i arkitektures "Philippe Rothier" ne Bruksel i ka akorduar bashkise se Tiranes, Cmimin e Nderit ne konkursin nderkombetar "Cmimi Evropian i Arkitektures 2008". Ne garen e zhvilluar, kane marre pjese 88 qytete evropiane, perfaqesuesit e te cilave, kane ekspozuar projektet e tyre, para nje jurie nderkombetare te perbere nga arkitekte, urbaniste, historiane arti e gazetare te njohur. Tirana u perfaqesua ne kete aktivitet prestigjioz, me nje nga arritjet me te rendesishme ne lemin e puneve publike, rehabilitimi i shtratit te Lanes, nje ndermarrje e guximshme dhe e suksesshme, qe i solli kryeqytetit shqiptar nje frymemarrje mjedisore, por duke ruajtur njekohesisht vlerat e patjetersueshme te origjines. Ishin pikerisht keto arsyet te cilat bene qe juria te vleresoje stafin e bashkise se Tiranes me "Cmimin e Nderit", duke e cilesuar rehabilitimin e Lanes si nje "operacion te shkelqyer urban dhe publik". "Cmimi Evropian i Arkitektures", fillimet e tij i ka ne vitin 1982, periudhe kjo e ngarkuar me projekte bashkekohore te cilat ndoqen kryesisht vazhdimesine e tradites evropiane te konceptimit te qyteteve. Sesioni i ketij viti, cmoi ne menyre te vecante ato projekte te cilat respektojne jo vetem parimet urbane, por edhe rregullat e zhvillimit te qendrueshem te qyteteve. Nje kompeticion i ketyre permasave, ka gjithashtu si qellim te mbeshtese dhe te vleresoje procesin e kthimit dhe rikuperimit te hapesirave urbane ne Evrope, duke kontribuar ne te njejten kohe me rritjen e impaktit social ne komunitet si dhe ne procesin e ndertimit te shoqerive demokratike. Nder qytetet e tjera te cilat kane marre cmim ne kete konkurs ishin Dresden ne Gjermani, Palermo dhe Alessandria ne Itali, Sudsvall ne Suedi dhe Bruksel ne Belgjike. Me tej nje ekspozite shetitese e organizuar nga Fondacioni i Arkitektures "Philippe Rothier", do te promovoje projektet fituese, te perzgjedhura nga Juria Nderkombetare. "Vizioni per Europen" do te percillet edhe ne "Trienalen e peste" qe do te zhvillohet ne Bolonja te Italise, me pjesemarrjen e projekteve te ketij edicioni.
Rama, kryebashkiaku i botes
Ne vitin 2004, kryetari i bashkise se Tiranes u zgjodh kryebashkiaku boteror i vitit. Ai e mori trofeun vjetor, pas votimit maksimal ne internet, duke u vleresuar me shume mes 50 konkurrenteve qe moren pjese ne konkursin nderkombetar qe zhvillohet per te dytin vit radhazi. Kryebashkiaku Rama ka arritur te siguroje ne internet, mbeshtetjen jo vetem te komunitetit shqiptar, por edhe shume vota nga qytetare te vendeve te ndryshme evropiane. Ndersa, per punen e bere ne Tirane, shpesh ai ka marre cmime dhe vleresime te tjere nga arkitekte te njohur.