E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli le ne burg te fundmin e tragjedise

Gjykata e Apelit ne Gjirokaster, ka lene ne fuqi vendimin e marre nga Gjykata e Shkalles se pare ne lidhje me percaktimin e mases se sigurise per te fundmin e te ndaluarve te tragjedise, te cilet dyshohen si shkaktare te rrezimit te pallatit pesekatesh. Sipas burimeve zyrtare, ne perfundim te seances gjyqesore eshte miratuar vendimi i Faktit, per masen e sigurise "arrest ne burg" ndaj Admir Shehaj, pergjegjes ne Inspektoriatin e Ndertimit ne Bashkine Gjirokaster. Ai akuzohet se ka konsumuar vepren penale te "shperdorimit te detyres". Nderkohe disa dite me pare Gjykata e Apelit ne Gjirokaster ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Faktit per percaktimin e mases se sigurise "arrest ne burg" per 7 te ndaluarit e tjere, te dyshuar ne lidhje me kete ngjarje, dy nga te cilet pronare te firmes se ndertimit "Arti", kurse pese zyrtare te bashkise dhe inxhiniere. Ne liri jane arkitekti i punimeve ne pallatin e ri dhe ekskavatoristi i firmes.

Prokuroria, po hetojme firmen e ndertimit

Prokuroria vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen e 9 nentorit, ku gjate shembjes se objektit ne lagjen "11 Janari", humben jeten tre persona. "Po marrin ne shqyrtim te gjitha faktet dhe rrethanat te cilat ndihmojne procesin hetimor ne sherbim te zbardhjes se kesaj ngjarje", tha dje nje zyrtar i larte i organit te akuzes per gazeten "KJ". Nje vemendje e vecante po i kushtohet edhe shqyrtimit te dokumentacionit te firmes "Arti" sh.p.k, procedurat e ndjekura prej saj per zbatimin e projektit per ndertimin e godines se re, masat e mara per sigurine teknike ne pune etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›