E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina bie ne lume, vdes shoferi vlonjat

Gjirokaster- Aksidentet, si pasoje e motit te keq kane shkaktuar viktimen e trete diten e djeshme. Pas vdekjes se dy personave dhe plagosjes se 10 te tjereve ne Lezhe dhe Gjirokaster, ne rrethin jugor ka ndodhur nje tjeter ngjarje e rende. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 07:40, ne aksin rrugor Krahes- Tepelene, ne vendin e quajtur "Kthesa e Tocit". Automjeti tip "Benz 190", me targa Vl 1807 C , i cili drejtohej nga 35 vjecari Armando Gerdhuqi, ka dale nga rruga dhe ka rene poshte ures. "Si pasoje e renies dhe vershimit te ujit e dheut nga moti i keq, drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjehershme", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Sipas burimeve nga grupi hetimor shkaku i daljes se mjetit nga rruga ka qene lageshtia, si pasoje e motit te keq dhe mos kontrollimi i shpejtesise se makines nga shoferi. Ne momentin e aksidentin ne automjet nuk ka pasur person tjeter pervec 35-vjecarit Gerdhuqi. Mbremjen e se merkures nje shofer humbi jeten, ndersa mjeti qe ai drejtonte u perplas me nje tjeter ne vendin e quajtur "Virua".

B.K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›