Hajdutet bastisin dyqanin, marrin 170 mije leke
Librazhd- Hajdutet kane arritur edhe ne Moglice te Librazhdit. Ne kete fshat te thelle malor, qe administrohet nga komuna e Stebleves, eshte konstatuar mengjesin e dites se djeshme vjedhja e dyqanit te S. T., 40 vjec. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pas kryerjes se veprimeve proceduriale konstatoi se persona ende te paidentifikuar jane futur ne lokal nga dritarja dhe kane grabitur ne sirtar 170 mije leke. Ne te njejtin vend hetuesit gjeten 84 mije leke dhe 135 euro. Policia lokale ka bere te ditur se po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe se ne vendngjarje jane fiksuar shume gjurme gishtash qe do te cojne tek te dyshuarit qe mendohet te jene banore te fshatit. Deri diten e djeshme jane shoqeruar pese persona, por nuk eshte identifikuar asnje si autor.
F.S.
F.S.