E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qetesohet situata, bien lumenjte ne Fier

Situata e prurjeve te lumenjve Seman, Gjanice dhe Vjose ka rene nen piken maksimale. Kjo ka ndodhur gjate oreve te para te dites se djeshme. Lajmi konfirmohet nga prefekti i qarkut Fier, Shahin Bejdaj, qe drejton edhe Shtabin e Emergjences. Ai beri te ditur se situata e rrezikut ka kaluar, ndersa shirat permbyten 100 shtepi dhe biznese. Ne ndihme te tyre kane qene te organizuar policia e qarkut Fier, reparti zjarrfikes si dhe ndihma nga ndermarrje shteterore me mjetet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›