E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, reforma zgjedhore, debat te gjere ne shtator Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim, ben thirrje per angazhim real, ne shtator per realizimin e reformes zgjedhore. Nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama paralajmeroi se po ne kete sesion, ne vjeshte kjo force politike, do kete edhe ndryshime ne radhet e saj. Si dhe premtoi se do analizohen ne forumet e partise kritikat e nisura se fundmi mes Vangjel Tavos dhe ministrave te kesaj force politike ne qeveri.

Reforma zgjedhore

Per Levizjen Socialiste per Integrim, realizimi i reformes zgjedhore duhet te nise pa humbur me kohe ne shtator dhe te realizohet me pjesemarrje te gjere politike. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, tha se LSI, eshte angazhuar ne menyre te vazhdueshme per nxitjen e reformes si dhe ka pergatitur projektin e saj. "Eshte nje sfide realizimi i reformes zgjedhore dhe nga kjo pikepamje perballe kesaj sfide do te duket edhe angazhimi, vullneti real per te kontribuuar qe te gjithe se bashku, mazhorance dhe opozite, parti te vogla dhe te medha, qe te behen pjese e ketij angazhimi dhe kontributi, qe vjen ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR", u shpreh Rama. Ai vuri ne dukje faktin se prej kohesh LSI, u ka bere apel te gjitha forcave politike qe te ndermarrin hapa konkrete per reformen. "Ndaj bashke me pushimet, te shpresojme qe te kete pushuar ne mendjen e politikave te mbrapshta, ideja e bojkotit ndaj institucioneve", theksoi Rama, duke kerkuar pranine e opozites ne institucione per te cilen eshte zgjedhur.

Debatet ne parti

Ne reagimin e djeshem, Rama komentoi edhe debatet e nisura brenda LSI-se, duke i cilesuar ato si konstruktive. Ndonese nuk mohoi faktin se me celjen e sesionit te ri parlamentar dhe perfundimin e pushimeve do te analizohet performanca e ministrave te LSI-se ne qeveri. "Per sa i perket polemikave dhe kritikave te zotit Tavo, cdo kritike konstruktive qe vjen si rrjedhoje e vullnetit per te permiresuar qeverisjen ne teresi dhe performancen e perfaqesuesve te LSI-se ne vecanti ne te gjitha nivelet e qeverisjes, eshte e mirepritur", tha Rama. Sipas tij, ndryshimet brenda LSI-se nuk jane tabu. "Nje force politike vitale, si LSI, ndryshimin e ka ne te gjithe angazhimin e vet ne funksion te gjithckaje qe lidhet me interesat politike e elektorale", shtoi Sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Ky qendrim vjen pas kritikave te vazhdueshme, te Vangjel Tavos, ndaj punes se ministrave te LSI-se.

Presidenti? Heret per ndryshime

Levizja Socialiste per Integrim, vlereson se eshte ende shume heret per te folur per ndryshime ne Kushtetuten e vendit. Sidomos kur behet fjale per menyren e zgjedhjes se Presidenti te Republikes, i cili do edhe nje vit t'i perfundoje mandati. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, u shpreh dje se diskutimet per nderhyrje ne Kushtetute per kete ceshtje, jane pa vend. Kjo per shkakun se mandati i kreut te shtetit perfundon pas nje viti. "LSI i cileson shterp, edhe debatet per zgjedhjen e emrit te presidentit te ri dhe diskutimet per kete ceshtje jane te pavend kur Presidenti eshte ne krye te detyres", vijoi ai..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›