E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliza Dushku: E lumtur që marr pjesë në festën e birra “Korça”

KORCE- Jam e lumtur që ndodhem në Korçë, në ditën e festës së birrës "Korça" që është më e mira në Shqipëri". Kështu ka pohuar aktorja Eliza Dushku në orët e vona të ditës së premte, pas një darke në një nga lokalet e njohura të qytetit të Korçës, pikërisht në momentin që do të shkonte mes mijëra qytetarëve pjesëmarrës në festën e birrës "Korça". Gjatë drekës në lokal dhe në intervistën e dhënë ekskluzivisht për "Gazeta Shqiptare", ajo ishte e shoqëruar nga fotografi i njohur shqiptar, Fadil B e r i s h a .

Ndërsa piku i festës ishte momenti kur në podiumin e festës së birrës `Korça`, aktores Dushku iu dha titulli "Qytetar Nderi i Korçës".

Si ndjehet Eliza Dushku në Korçë?
- Si në shtëpinë time. Për më tepër që tashmë jam shqiptare zyrtarisht, pasi Presidenti i Republikës më pajisi me shtetësi shqiptare.

Jeni artiste me emër! A ndjeheni krenare që jeni shqiptare?
- Pa dyshim, me talentin dhe punën time do të bëj gjithçka që të lartësoj emrin e vendit tim, të Shqipërisë tonë të dashur të vë gurë në kalanë tonë të përbashkët.

A ju pëlqen Korça?
- Shumë. Qytet karakteristik dhe i dashur. Rrugët me kalldrëm dhe pastërtia, lulet e shumta kudo, nëpër vila, rrugët karakteristike… Janë mbresëlënëse…

Po shijoni një darkë?
- Po. Më befasoi supa e jashtëzakonshme e servirur me kungull, lakrori i pjekur në saç dhe veçanërisht, një lloj mishi që quhet "kordoni blu".

A e dini që në Korçë ka një festë?
- Po e di. Është festa e birrës "Korça"…

A e shijuat këtë birrë?
- Do të shkoj atje, do të marr pjesë në festën e birrës "Korça", që është më e mira në Shqipëri. Nuk e shijova këtë birrë në restorant se dua ta provoj atje, ku njerëzit janë në festë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›