E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Topalli homazhe deputetit Gezim Dibra

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kanë kryer homazhe në ambientet e Bashkisë së Shkodrës për vdekjen e deputetit Gëzim Dibra. Bashkia Shkodër e shpalli ditën e diel dite zie, duke ndërprerë aktivitetet kulturore dhe artistike për ndarjen nga jeta të deputetit të Partisë Demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike Gezim Dibra, i cili u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, mori mandatin e tij si deputet i parlamentit Shqiptar, në zgjedhjet e 2009-s.

Ai njihej si një nga biznesmenët e parë në zonën e Shkodrës në fillimet e viteve ’90, dhe i suksesshëm në krijimin e aktiviteteve private të reja. Mbështetës i vazhdueshëm i politikave të PD-së për zhvillimin e biznesit dhe në veçanti për krijimin e vendeve të reja të punës, deputeti Dibra ishte anëtar i komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Deputeti Dibra vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë ditën e premte. Në homazhet për nderim të deputetit Dibra, përveç krerëve më të lartë të shtetit, ishin të pranishëm edhe mjaft intelektualë dhe qytetarë të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›