Apeli, rikthen per rigjykim dy te akuzuarit per trafik droge
Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka rikthyer dje per rigjykim, dosjen penale ne ngarkim te dy te pandehurve te akuzuar per "trafik te lendeve narkotike". Togat e zeza kane argumentuar se jane gjetur shkelje procedurale nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, per dy te pandehurit Arenc Kalivacin dhe Roland Kakulin te denuar me 26 vjet burg. Hetimet ndaj dy te pandehurve kane nisur ne shtetin grek, i cili nepermjet leter-porosise i kerkonte vendit tone nisjen e hetimeve ne ngarkim te tyre. Nga hetimet e kryera prej autoriteteve greke, rezulton se i pandehuri Arenc Kalivaci dhe Roland Kakuli, ne bashkepunim dhe me nje person tjeter te paidentifikuar, kane kultivuar bime narkotike kanabis sativa ne nje zonen pyjore ne "Liafica" te Dhamatses (Fthiotida) ne Greqi. Ky fakt eshte zbuluar gjate nje operacioni te policise greke ne daten 25 gusht 2005, gjate te cilit njeri nga policet greke, qe merrte pjese ne aksion i quajtur Petro Kordhas, i veshur civil eshte qelluar me arme nga Arenc Kalivaci, por nuk ka pesuar asnje demtim.