E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shoqeron dy vellezer, te cilet jane lene te lire

Tirane- Dy te rinj jane konfliktuar dhe me pas jane perleshur me njeri-tjetrin, vetem per nje kompjuter. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te "Freskut", ne Kinostudio rreth ores 13:00. sipas burimeve nga policia mesohet se i demtuari Shpresim Hasaj, 22-vjec, kishte qene ne nje qender te lojera elektronike, ku eshte konfliktuar me nje banor te asaj lagjeje per nje kompjuter. Mesohet se dy te rinjte duhet te zinin nje kompjuter per te luajtur ne lojrat elektronike, per arsye se te gjitha kompjuteret e tjere ishin te zene. Pas nisjes se debatit me fjale, mesohet se i dyshuari si autor ka telefonuar te vellane e tij, duke e vene ne dijeni per sherrin qe kishte nisur. Pas mberritjes se vellait debati ka degraduar edhe ne perdorimin e armeve te ftohta, ku mesohet se adoleshenti e ka qelluar me thike 22-vjecarin. Me pas dy vellezerit, emrat e te cileve ende nuk behen te ditur, jane larguar me vrap. Ndersa 22-vjecari eshte derguar per te marre mjekimin perkates ne Spitalin Ushtarak. Burime nga policia bene te ditur se i riu pas disa mjekimeve te marra eshte larguar per ne banesen e tij, dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai eshte marre ne pyetje nga policia, duke treguar edhe rrethanat e kesaj ngjarjeje. Po ashtu dy vellezerit jane shoqeruar dje ne polici dhe me pas jane lene te lire. Ata akuzohen per vepren penale te "plagosjes se lehte me dashje".

Debati

Dy te rinjte mesohet te jene zene per kompjuterin, me te cilin duhet te kalonin disa momente argetimi. Por duke qene nje i vetem, ata jane zene fillimisht me fjale dhe me pas sherri ka vazhduar me perdorimin e armeve te ftohta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›