E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack: Demokracia duhet mesuar

INTERVISTA/ Eurodeputetja gjermane Doris Pack, ndodhet ne Shqiperi me rastin e hapjes se Bulevardit Evropian ne Pogradec. Ne nje interviste me radion DW, Pack vlereson peizazhin politik ne Shqiperi dhe perspektiven evropiane te vendit

Jeni njohese e mire e Shqiperise. Si e vleresoni ju nga perspektiva e sotme zhvillimin e peizazhit politik ne Shqiperi?

Une mund te them se ne pese vitet e fundit ne Shqiperi ka ndryshuar shumecka per mire, kur mendoj se ligji zgjedhor eshte aprovuar bashkerisht, qe sigurisht edhe ne pika te tjera ka pasur te perbashketa ndermjet opozites dhe qeverise, qe me ne fund eshte arritur qe cdo qytetar te kete nje karte identiteti, gjera normale ne nje shtet, por qe ne Shqiperi nuk ishin normale. Per kete gezohemi te gjithe. Mund te thuash vetem se qeveria ka punuar me te vertete mire. Vlen te permendim luften kunder korrupsionit, i cili eshte nje gangrene per cdo vend, per Shqiperine ne menyre te posacme. Lufta eshte filluar, ajo nuk eshte fituar ende, por hapa jane bere.

A mendoni se ceshtja e korrupsionit ishte pengese qe Shqiperia po ta krahasojme me vendet fqinje u la prapa ne afrimin me Evropen?

Vendet nuk mund t'i krahasosh me njeri-tjetrin, sepse ata bejne rruge te ndryshme ne drejtim te BE-se. Maqedonia ka prej vitesh statusin e kandidatit dhe nuk mund ta krahasosh aspak me Shqiperine. Shqiperia nuk e ka, e ka kerkuar ate tani. Serbia sigurisht ne disa gjera eshte perpara Shqiperise, sepse ka pasur nje administrate funksionuese dhe ishte qendra e shtetit, qe drejtohej nga Beogradi, Jugosllavise, prandaj edhe kete nuk mund te krahasosh. Por Shqiperia, duhet te ndryshoje kushtet duhet t' i pershtate dhe veshtiresite jane te ndryshme. Nese une kam jetuar per nje kohe kaq te gjate nen diktaturen me te rende ne Evrope, nuk eshte aq e thjeshte te arrije nga -100 ne + 50 kjo eshte shume shume e veshtire. Per kete shqiptaret meritojne levdate. Kane kaluar 19 vjet, qe kur ketu ka ardhur demokracia, por kjo nuk do te thote se njerezit, qe kane jetuar, punuar, qe kane qene te ngerthyer ne strukturat politike deri ne vitet 90-te munden te beheshin menjehere demokrate te mire. Per kete nuk jane per t'u qortuar, te gjitha duhen mesuar, eshte nje proces i gjate. Me brezin e ri ne politike, ne administrate, qe ka studiuar edhe jashte shteti, do te arrihet qe ne brezin e ardhshem te ecet shume shpejt perpara.

Lidhur me afrimin ne BE si e vleresoni perspektiven, sa mund te zgjase procesi? A mendoni se mund te ecet me shpejt?

Cfare do te thote me shpejt, me cfare duhet ta krahasoj. Shikoni kroatet per sa kohe zhvillojne negociata, ata zgjasin prej kater vjetesh. Kjo do kohen e saj, sepse ligjet, qe ne kemi aprovuar ne BE per ne te gjithe jane mijera dhe ata duhet te adaptohen ne legjislacionin kombetar shqiptar, kjo do kohen e vet, ne sferen ekonomike, juridike, te ambientit. Jane te gjitha kerkesa, qe duhen plotesuar, perpara se nje vend te mund te pranohet. Shqiperia natyrisht edhe Kroacia, ka nje disavantazh te vogel, te cilin une e shoh si avantazh, qe BE me pranimin e Bullgarise dhe Rumanise ka bere nje gabim te madh. Ata nuk ishin gati, ata nuk ishin te pergatitur. Kjo duket sot dhe secili mund ta verifikoje. Dhe sot ne vendosim rregulla me te forta qofte ndaj Kroacise, atehere edhe ndaj Shqiperise dhe te gjithe vendeve te tjera ne rajon. Keshtu qe ata duhet te bejne me shume se c'kane bere keto dy vende, por kjo eshte ne radhe te pare ne interes te Shqiperise vete, sepse ne BE nuk hyhet kot, ata duan te arrijne dicka per qytetaret e tyre dhe qytetaret kane nevoje per nje demokraci, qe funksionon, nje drejtesi qe funksionon. Kete duhet ta arrijne dhe prandaj besoj, se do te zgjase edhe pak. Por ne kete rruge do te shume mundesi per ta njohur me shume Evropen. Do te kete nje lehtesim, apo liberalizim vizash dikur, te themi muajt e ardhshem, ne kete vit apo vitin e ardhshem. Qe qytetaret te mund te komunikojne me lehte me BE-ne personalisht, do te kete shume ndihma pikerisht per te rinjte per studime, apo specializime. Sa me shume qe te levizet ketu ne Shqiperim ne drejtim te BE-se, aq me shume afrohen me ne perpara se te kene filluar bisedimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›